Enrique ka folur para ndeshjes kundër Montpellier

  • A.P /
  • 22 August 2024 - 17:02
Enrique ka folur para ndeshjes kundër Montpellier

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Montpellier.

Ndërkohë, trajneri spanjoll foli edhe për shit-blerjet e parisienëve, të cilët sigurisht se janë dobësuar dukshëm me largimin e Kylian Mbappes, i cili u ndoq nga largimet paraprake të Lionel Messit e Neymar Jr.

“Nuk e kemi kurrfarë prioriteti. E kemi një skuadër të fortë dhe presim të shohim se cilat do të jenë mundësitë, por nuk ka asnjë presion. Kemi operuar mirë, por llogarisim gjithmonë të përmirësohemi. Nuk duam të paguajmë më shumë për një lojtar sepse pesha e mbërrin presionin tek lojtari. Të shohim deri në fund…”, u shpreh ish-trajneri i Barcelonës.

“Kur një klub si PSG-ja e do një lavatriçe, në vend se të kushtojë 4 euro, kushton 400. Dhe, duhet të funksionojë si një makinë që kushton 400 euro”, deklaroi trajneri i PSG-së.

Sa i përket eksperiencës së tij në Paris, Luis Enrique thotë se ndihet rehat dhe se nuk mendon shumë për vazhdimin e kontratës.

Ai është i fokusuar tek loja e ardhshme dhe tek ndeshjet tjera një pas një, pa menduar më larg. 

(Kosova Sot Online)