Lexoni edhe:
Courtois ia mbyll derën kombëtares me një mesazh goditës, do të kthehet vetëm me një kusht
Mbrojtësi i Nacional, Juan Izquierdo, kërkoi ndihmë urgjente mjekësore të enjten gjatë ndeshjes së klubit në Copa Libertadores kundër São Paulo, transmeton "Kosova sot Online ".
Një ambulancë u fut me shpejtësi në fushën e lojës në Estádio do Morumbi ndërsa lojtarët nga të dyja ekipet kërkuan ndihmë të menjëhershme.
Izquierdo qëndronte më këmbë në minutën e 83-të të ndeshjes, por filloi të humbiste ekuilibrin përpara se të rrëzohej në tokë.
27-vjeçari mori trajtim në fushë dhe më pas u largua me ambulancë për trajtim të mëtejshëm.
Pas një ndalese të shkurtër në lojë nga arbitri, ndeshja rifilloi dhe Emiliano Velázquez hyri si zëvendësues.
(Kosova Sot Online )