
Ylli i Turqisë në 'EURO 2024' transferohet te Brightoni

Senzacioni i kombëtares së Turqisë dhe Fenerbahçes, Ferdi Kadioglu ka ndërruar ekip.
Turku 24-vjeçar do të jetë pjesë e Brightonit nga sezoni i ardhshëm, raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Klubi anglez do të paguajë 30 milionë euro në drejtim të Fenerit, për shërbimet e mbrojtësit të majtë.
Vetë Kadioglu ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Brighton.
Kadioglu ishte pjesë e Fenerbahçes që nga viti 2018, gjersa karrierën e tij e nisi në futbollin holandez.
(Kosova Sot Online)