Napoli në bisedime me Man Utd për McTominay

  • s.a /
  • 24 August 2024 - 09:58
Napoli në bisedime me Man Utd për McTominay

Napoli është në bisedime me Manchester United për të nënshkruar me mesfushorin Scott McTominay, transmeton "Kosova Sot Online ".

Napoli po shqyrton mundësinë e një transferimi të përhershëm ose një huazimi me detyrim për blerje.

Oferta që po propozohet është rreth 25 milionë euro, që është nën vlerësimin e Manchester United.

Manchester United e konsideron si lojtar të bankës rezervë McTominayn dhe mund shumë lehtë të japë dritën jeshile për këtë transferim.

(Kosova Sot Online )