Superliga e Kosovës vazhdon edhe me dy ndeshjet sot

  • A.P /
  • 25 August 2024 - 09:21
Superliga e Kosovës vazhdon edhe me dy ndeshjet sot

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot, me dy ndeshje të parapara në orar.

Nga ora 16:00, Ballkani do të jetë nikoqir i Feronikelit ‘74.

Kampioni në fuqi, herën e kaluar në fushën e blertë, barazoi me Gjilanin.

Në anën tjetër, “Nikli” u mposhtë nga Llapi.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet në Klinë.

Dukagjini i bën konak Gjilanit, me shpresë në fitoren e parë në tri ndeshje.

Gjilani po ashtu është ende pa fitore, pasi ka dy barazime në dy ndeshjet e para.

Ndeshja mes Drites e Suharekës është shtyrë për një datë të pacaktuar, për shkak të angazhimeve të Dritës në Europë.

(Kosova Sot Online)