![Marmoush e 'trishton' Premierligën](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/22/200x200_man-city-2-780x4391713779954.jpg)
Haaland theu edhe një rekord tjetër
![Haaland theu edhe një rekord tjetër](/uploads/kosova-sot/images/2023/November/18/auto_haaland-2-600x3601700309155.jpg)
Erling Haaland, regjistroi një tjetër arritje të madhe në Premier League, duke lënë pas një sërë sulmuesish legjendar që u ngritën në elitën angleze.
Norvegjezi shënoi një tregolësh në fitoren prej 4-1 të Manchester City ndaj Ipswich Town, i cili qe tregolëshi i shtatë i tij në elitë.
Haaland është futbollisti që e ka arritur më shpejt këtë numër, duke e arritur në vetëm 68 ndeshje.
Nga shtatë të tjerët – Alan Shearer shënoi hat-trickun e tij të shtatë në Premier League në ndeshjen e tij të 119-të. Pasuan Harry Kane (134), Robbie Fowler (175), Michael Owen (185), Sergio Aguero (200), Thierry Henry (220) dhe Wayne Rooney (472).
(Kosova Sot Online)