Guardiola me fjalë të mëdha për Haalandin
Me fillim të sezonit të ri në Premier League, fubollisti Erling Haaland brenda dy ndeshjve ka shënuar katër gola, duke shtuar një tjetër hat-trick në koleksionin e tij në fitoren 4-1 të së shtunës kundër Ipsëich.
Kjo do të thotë se ai tashmë ka dyfishin e numrit të çdo lojtari tjetër – megjithëse shumë herët në sezonin e ri – por menaxheri i tij Pep Guardiola është i emocionuar.
“Kam thënë disa javë më parë se ai ndihet më mirë se sezonet e mëparshme”, tha Guardiola pas fitores në Etihad Stadium.
“Mbaj mend që ai tha përpara se ishte ende i lodhur, por këtë sezon ai arriti shumë mirë. Sigurisht që ai nuk mund të luajë në të gjitha ndeshjet deri në fund të sezonit, por ju e dini se sa i rëndësishëm është ai, duke shënuar kaq shumë gola”.
Haaland ka përfunduar si golashënuesi më i mirë i Premier League në secilin nga dy sezonet e tij deri më tani në Angli.
Ai shënoi 36 gola në sezonin 2022-23 dhe 27 sezonin e kaluar. Ky i fundit ishte ende pesë më shumë se kushdo tjetër, pavarësisht se humbi disa ndeshje për shkak të lëndimit.
Haaland tani është vetëm gjashtë gola larg nga pikë referimi prej 100 për Manchester City, një shifër edhe më e pabesueshme duke pasur parasysh se ai ka luajtur vetëm 101 ndeshje.
“Numrat janë qesharak”, tha Guardiola.
“Ai mund të konkurrojë për sa i përket golave me Ronaldon dhe Messin.
“Është një forcë e jashtëzakonshme për ne dhe ne jemi shumë të lumtur që e kemi atë, shpresojmë se ai mund të jetë këtu për shumë e shumë vite”, shkruan BBC.
(Kosova Sot Online)