Detajet e largimit të Brojës nga Chelsea

  • A.P /
  • 25 August 2024 - 14:13
Detajet e largimit të Brojës nga Chelsea

Armando Broja te Ipswich konsiderohej diçka e kryer. Kur pritej vetëm zyrtarizimi sepse ishin kryer testet mjekësore, gjithçka ngeci.

Shkak për këtë zbulohet të ketë qenë “Tendina e Akilit”. Broja ka shfaqur kështu probleme gjatë testeve mjekësore, për këtë dhe Ipswich është tërhequr momentalisht.

Kështu 22-vjeçari nuk është në formën e tij më të mirë. Tashmë zhvillimet kanë marrë tjetër rrjedhë.

Mësohet që klubi sapongjitur në Premier League ka kërkuar te Chelsea të ndryshojë kushtet në kontratë.

Kujtojmë se sulmuesi i Kombëtares shqiptare po huazohej, teksa Ipswich kishte detyrim blerjen e tij për më shumë se 30 milionë euro nëse siguronte mbijetesën në Premier League.

(Kosova Sot Online)