Gazetari shqiptar që veshi fanellën serbe e sqaron tërë situatën

  • s.a /
  • 26 August 2024 - 08:23
Gazetari shqiptar që veshi fanellën serbe e sqaron  tërë situatën

Gazetari shqiptar, Ervin Baku ka qenë kryetemë këtyre ditëve, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ai doli live në një televizion shqiptar, duke veshur një fanellë serbe.

Baku në Favorit e sqaroi këtë situatë.

“Ajo është një fanellë sportive e Serbise. Në fillim dua të them se ajo paraqitje nuk tregon absolutisht fare një dashuri timen për shtetin e Serbisë. Për këtë bëra një ndjesë publike. Ajo ishte një fanellë sportive dhe sporti është paqe. Lufta ka mbaruar. Ne shqiptarët jemi fitimtarët e luftës dhe serbët janë humbësit e këqinj të luftës. Një ditë Serbia do të kërkojë falje për krimet dhe gjenocidin që ka bërë një Kosovë. Jam i bindur se një ditë Serbia do ta njohë Kosovën. Partizani i Tiranës tani po negocion me një trajner serb. Nëse do ta dija që do të ishte një reagim i tillë, nuk do ta vishja kurrë atë fanellë”, tha Baku.

(Kosova Sot Online )