Vazhdojnë problemet për Barcelonën
Edhe pas largimit të Clement Lengletit, Vitor Roques dhe Mikayil Fayes, Barcelona nuk po mund ta regjistrojë mesfushorin e ri spanjoll Dani Olmo.
Të hënën mediumet spanjolle kanë raportuar se Barça është duke hasur sërish në probleme.
Për regjistrimin e Olmos, gjigandi spanjoll duhet të shesë edhe disa futbollistë.
Olmo nuk u paraqit në dy ndeshjet e para të edicionit të ri në La Liga dhe mund të mos paraqitet edhe në ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos.
Spanjolli u transferua për 51 milionë euro te Barcelona nga skuadra gjermane, Leipzig.
Ai ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Barcelonën, ndërsa klauzola e lirimit të Olmos është 500 milionë euro.
(Kosova Sot Online)