Neymar iu ofrua Barcelonës
Futbollisti brazilian, Neymar Jr. ka vuajtur nga lëndimet këto vitet e fundit.
Ai aktualisht është pjesë e Al-Hilal në Arabinë Saudite, për të cilin ka vetëm 5 paraqitje për një vit.
Mirëpo, edhe në këtë gjendje, ai i është ofruar ish-klubit të tij, Barcelonës, e cila po kërkon një sulmues anësor të majtë.
Mirëpo, mendim të mirë rreth kësaj çështje nuk kishte trajneri gjerman i Barçës, i cili e refuzoi këtë mundësi, për arsye ende të pa mësuara.
Neymar ishte pjesë e Barcelonës nga viti 2013 deri më 2017.
Me fanellën e Blaugranëve, Neymar u paraqit në 186 ndeshje, duke shënuar 105 gola dhe duke kontribuar me 76 asistime.
(Kosova Sot Online)