Kosova shenon dy fitore të vlefshme në Botërorin e Kickboxit

  • s.a /
  • 27 August 2024 - 09:52
Kosova shenon  dy fitore të vlefshme në Botërorin e Kickboxit

Në Budapest të Hungarisë po zhvillohet Kampionati Botëror i Kickbox-it në kategorinë e juniorëve, e ku merr pjesë edhe Kosova, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në këtë kampionat po marrin pjesë 2253 garues nga 68 shtete të botës, derisa Kosova po paraqitet me gjashtë garues. Të hënën janzë zhvilluar duelet e para ku luftuan edhe tre garues nga Kosova, duke shenuar fitore të vlefshme.

Nart Mehmeti fitoi meçin e parë në ballafaqim me rivalin e tij meksikan,  Gent Hyseni gjithashtu mori fitore ndaj kickobksierit italian.

Kosova po merr pjesë në këtë kampionat me gjashtë garues dhe luftërat tjera do të zhvillohen sot.

I kënaqur me paraqitjen e tyre është shprehur përzgjedhësi Nasret Salihaj i cili ka bërë shumë në pergaditjet për këtë kampionat.

(Kosova Sot Online )