A po e mendon pensionimin? Përgjigjet Cristiano Ronaldo!

  • s.a /
  • 27 August 2024 - 10:49
A po e mendon pensionimin? Përgjigjet Cristiano Ronaldo!

Cristiano Ronaldo po shkon drejt fundit të karrierës, transmeton "Kosova Sot Online ".

39 vjeçari ka fituar thuajse gjithçka të mundshme në futboll dhe tash po i shijon vitet e fundit të karrierës.

Veterani portugez e pati një eksperiencë të jashtëzakonshme në futbollin evropian, ndërsa së fundmi është duke u aktivizuar në Arabinë Saudite, respektivisht në ekipin Al Nassr.

E tash, ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit ka folur për pensionimin, i cili, herët ose vonë, një ditë do të vijë.

“Nuk e di nëse do të pensionohem së shpejti, në dy apo tri vjet… por, me gjasë do të pensionohem në Al Nassr”, deklaroi fillimisht përfaqësuesi portugez për “Now”.

“Jam mjaft i lumtur në këtë klub, ndihem mirë në këtë vend po ashtu, më pëlqen të luaj në Arabinë Saudite. Dua të vazhdoj këtu”, përfundoi Ronaldo. 

(Kosova Sot Online )