Lexoni edhe:
Interesi publik dhe i shtetit kërkon opozitë serioze, korrigjuese e bashkëpunuese, jo bllokuese
Barcelona mund ta shijojë më në fund produktivitetin e Dani Olmos, transmeton "Kosova Sot Online".
Kampioni evropian, i transferuar tek gjiganti katalunas gjatë kësaj vere, nuk ka mundur të regjistrohej nga klubi “Blaugrana” shkaku i “fair-play” financiar.
Vetëm pas shitjes së lojtarëve, Olmos do t’i mundësohej që ta niste edhe zyrtarisht eksperiencën me Barçën.
Për t’ia dhënë një dorë kësaj pune u përkujdesën Gundogan e Lenglet, të cilët u larguan, por edhe lëndimi i Andreas Christensen, i cili duhet të qëndrojë jashtë fushës për disa muaj.
Për këtë, u lirua vendi në ekip dhe menjëherë u regjistruar Dani Olmo.
Ka mundësi që Barcelona shpejt ta bëjë një përforcim të ri, i cili është Federico Chiesa, për të cilin interesim kanë shprehur edhe klubet e Premierligës, në veçanti Liverpooli.
Sipas mediumit spanjoll “Marca”, futbollisti do të jetë në dispozicion të trajnerit Hansi Flick qysh sonte, për sfidën e vlefshme për xhiron e tretë të La Ligas kundër Rayo Vallecanos, kur edhe mund të debutojë në fanellën “Blaugrana”.
(Kosova Sot Online )