Zyrtare: Francisco Conceicao, lojtar i ri i Juventusit

  • s.a /
  • 27 August 2024 - 11:47
Zyrtare: Francisco Conceicao, lojtar i ri i Juventusit

Klubi italian, Juventusi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit anësor, Francisco Conceicao, nga Porto, transmeton "Kosova Sot Online ".

Zonja e Vjetër ka vazhduar me përforcime në këtë verë, pasi dëshiron të jetë sa më konkurrues në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

Pasi ka kompletuar transferimet e Michele Di Gregorio, Douglas Luiz, Khephren Thuram, Juan Cabal, Pierre Kalulu dhe Nico Gonalez, Juventusi ka njoftuar një tjetër përforcim.

Bëhet fjalë për sulmuesin anësor portugez, Conceicao, i cili tashmë është zyrtarizuar si lojtar i ri i Juventusit.

(Kosova Sot Online )