Lexoni edhe:
Fjalosje mes dy personave në Pejë, njëri e nxjerr armën
Cristiano Ronaldo është duke i kaluar vitet e fundit të karrierës dhe tash po mendon se si do të duket jeta e tij pasi t’i vendos këpucët në gozhdë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Në një intervistë dhënë mediumit “Now”, ylli portugez ka folur për vitet e fundit të futbollit aktiv, për planet e pensionimit dhe për jetën pas futbollit.
Fjalosje mes dy personave në Pejë, njëri e nxjerr armënLexoni edhe:
Shumëkush është i interesuar ta dijë nëse CR7 do të jetë pjesë e botës së futbollit edhe pas pensionimit, ndërsa ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit e Juventusit ka sqaruar gjithçka përmes intervistës së tij të fundit.
“Është e vështirë të mendoj se një ditë do të jem trajner. Në mendjen time, nuk e konsideroj veten të jem trajner i ndonjë ekipit të futbollit. Kështu që, as që mendoj për këtë. E shoh veten duke bërë gjëra jashtë futbollit”.
“Nuk e di nëse do të pensionohem së shpejti, në dy apo tri vjet… por, me gjasë do të pensionohem në Al Nassr.”
“Jam mjaft i lumtur në këtë klub, ndihem mirë në këtë vend po ashtu, më pëlqen të luaj në Arabinë Saudite. Dua të vazhdoj këtu.”
(Kosova Sot Online )