Zinedine Zidane, objektivi i ardhshëm i Al-Nassr
Al Nassr i Cristiano Ronaldos ka Zinedine Zidane si objektiv për të pasuar Luis Castron si trajner, sipas shtypit spanjoll këtë të martë.
Sipas Marca, Cristiano Ronaldo, me peshë në rritje në strukturën sportive të skuadrës saudite, nuk hezitoi kur erdhi puna për të emëruar ish-reprezentuesin francez si kandidat për këtë pozicion.
Pa një klub që nga largimi nga Real Madridi në 2020/21, Zidane shihet si njeriu i duhur për të rikthyer Al Nassr-in te suksesi, pas një fillimi jo bindës të sezonit, i shënuar me humbjen kundër Al Hilal në Superkupën e Arabisë Saudite.
Duhet theksuar se Cristiano Ronaldo ishte trajnuar nga Zidane te Real Madrid për tre sezone.
(Kosova Sot Online)