Vdes në spital futbollisti 27 vjeqar uruguajan që rrëzua pa ndjenja në fushë në ndeshjen e Copa Libertadores

  • s.a /
  • 28 August 2024 - 09:04
Vdes në spital futbollisti 27 vjeqar uruguajan që rrëzua pa ndjenja në fushë në ndeshjen e Copa Libertadores

Mbrojtësi uruguaian i Nacional, Juan Izquierdo ka vdekur në spital në moshën 27-vjeçare pesë ditë pasi u rrëzua gjatë udhëtimin të ekipit të tij në Sao Paulo në kuadër të Copa Libertadores, transmeton "Kosova Sot Online".

Klubi uruguaian ka konfirmuar me anë të faqes zyrtare në rrjetet sociale se 27-vjeçari Izquierdo nuk ka arritur të mbijetojë pas sulmit në zemër.

“Me dhimbjen më të thellë në zemrat tona, ne jemi të tronditur nga vdekja e lojtarit të dashur Juan Izquierdo. I shprehim ngushëllimet tona familjes, miqve, kolegëve dhe njerëzve të tij të dashur. Nacional vajton një humbje të pariparueshme. Juan, do të jesh me ne përgjithmonë”, ka shkruar faqja zyrtare e  Nacional.

Kujtojmë se Izqierdo u rrëzua në minutën e 84-të të takimit, dhe shërbimi mjekësor e ka ndihmuar menjëherë.

Të gjithë në fushë ishin në mosbesim, duke shtrënguar kokën dhe lojtari u dërgua në spital me një ambulancë. Lajmet inkurajuese erdhën nga atje, sepse ata thanë se ishte thjesht një çrregullim i rrahjeve të zemrës dhe përjashtuan një sulm në zemër.

Ata theksuan se ndoshta ishte vetëm një atak i lehtë në zemër dhe duke qenë se ai ishte një sportist në kulmin e tij, sipas mjekut, kishte shumë gjasa që ai të kthehej në normalitet.

Megjithatë, pesë ditë pasi uruguaiani u rrëzua, ai vdiq në spital. 

(Kosova Sot Online )