Lexoni edhe:
NATO vazhdon të blindohet në Kosovë, edhe 100 ushtarë nga Garda kombëtare e Idaho-s pritet ti bashkohen forcës së KFOR-it
Turqia është jashtë Evropës që çon peshë, ky vend nuk do të ketë përfaqësues në Ligën e Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online".
Dhe, kjo nuk është hera e parë që ndodh.
Pa shkuar shumë larg, mjafton të kthehemi dy vjet më parë kur finalja e kësaj gare po luhej në Stamboll.
Në këtë edicion dukej i paimagjinueshëm një skenar i tillë, për shkak të vlerës së klubeve të Super Lig dhe për kundërshtarët me të cilën u përballën.
Në vitet e fundit, vendi është në krizë të thellë ekonomike, me inflacionin që e ka përfshirë Turqinë.
Një situatë që duket se ka influencuar edhe tek futbolli, me incidentet dhe dhunën e vazhdueshme dhe të pakontrollueshme që shihet brenda dhe jashtë stadiumeve.
Përkundër këtyre fakteve, qe disa sezone disa klube janë rikthyer duke investuar me të madhe, përfshirë këtu treshen Galatasaray, Fenerbahçe e Besiktas, duke sjell në ekipet e tyre lojtarë të rëndësishëm dhe të njohur.
Icardi, Zaha, Ziyech, Mertens është sulmi në të cilin mund të llogarisë Galatasaray, të cilit iu përgjigj Fenerbahçe me lojtarë si Dzeko, Tadic, En-Nesyri e Saint-Maximin në sulm, ndërsa bankinën në këtë sezon ia ka besuar hiç më pak se José Mourinhos.
Sot për sot, rrogat e këtyre dy klubeve janë:79 milionë euro për ata të Galatës dhe 75 milionë për ata të Fenerit, njofton “Capology”.
Për shembull, nëse Galatasaray do të luante në Serie A, do të ishte vetëm ekipi i pestë me rrogat më të larta të lojtarëve, pas Interit, Juventusit, Milanit e Romës.
Përkundër kësaj, ekipi i Mourinhos u eliminua nga Lille i Edon Zhegrovës (klubi francez i paguan 21 milionë euro rroga në muaj), ndërsa skuadra e Okan Buruk u eliminua nga Young Boys (13 milionë euro rrogat mujore).
Të dy ekipet do të luajnë tash në Ligën e Evropës, ku do t’i bashkohen Besiktasit, i cili në sulm prihet nga Ciro Immobile.
Skuadra e Milot Rashicës të enjten do të luajë në “play-off”)” në ndeshjen e kthimit kundër bullgarëve të Ludogorets (loja e parë 3:3).
Përfaqësuesi tjetër turk, Trabzonspor u eliminua nga Rapid Wien.
(Kosova Sot Online )