Lexoni edhe:
Çfarë ndodhi me planin e Superligës së Arabisë Saudite për të futur një ekip në formatin e ri të Ligës së Kampionëve
Romelu Lukaku do të jetë lojtar i Napolit. Palët në fakt kanë përcaktuar detajet përfundimtare në lidhje me të drejtat e imazhit të pranishme në kontratën e belgut, transmeton "Kosova Sot Online ".
Sulmuesi do të jetë sot, e mërkurë 28 gusht në Romë, ku do të kryejë vizitat mjekësore përpara se të niset për në qytet, ku do të nënshkruajë kontratën e tij për tre vitet e ardhshme për një pagë 8 milionë euro. Prandaj, belgu kalon te Napoli në mënyrë të përhershme për rreth 30 milionë euro plus 30% në rishitjen e ardhshme.
Ideja Ebimbe - Napoli gjithashtu punon dhe për korsinë e djathtë dhe emri i identifikuar është ai i Juniores Dina Ebimbe. Lojtari i lindur në vitin 2000 është në pronësi të Eintracht Frankfurt dhe operacioni duket të jetë mjaft i komplikuar. Për francezin, në Gjermani nga viti 2022, 73 ndeshje me 13 gola dhe 6 asistime me fanellën e Eintracht.
(Kosova Sot Online )