Barcelona e dërgon ofertën e parë për Tah të Leverkusenit
FC Barcelona qëndron e vendosur në planet e saj për të forcuar skuadrën me një qendërmbrojtës në këtë fazë të fundit të tregut.
Duke parashikuar se Eric Garcia mund të largohet dhe pas dobësimit të mbrojtjes për shkak të dëmtimit të Andreas Christensen, i cili do të jetë jashtë fushave për të paktën dy muaj për shkak të një lëndimi, klubi katalanas ka vendosur të ndërmarrë një hap përpara për të forcuar prapavijën e tij.
Sipas asaj që ka mësuar MD, Barça ka paraqitur tashmë një ofertë formale prej 20 milionë eurosh për qendërmbrojtësin e Bayer Leverkusenit, Jonathan Tah, 28 vjeç.
Duke marrë parasysh që Tah, një reprezentues me Gjermaninë, përfundon kontratën e tij me Leverkusenin në qershor 2025, klubi katalanas nuk është i gatshëm të shpenzojë më shumë sesa duhet. Për më tepër, ata e dinë që lojtari është shumë i emocionuar nga ideja e të luajturit për Barçën dhe nën drejtimin e Hansi Flick, me të cilin ka punuar si trajner kombëtar.
Barça nuk është i vetmi ekip i interesuar për Jonathan Tah. Përveç klubit katalanas, edhe Bayern Munich po përpiqet fuqishëm të nënshkruajë me mbrojtësin gjerman.
Disa javë më parë, bavarezët paraqitën një ofertë prej 20 milionë eurosh plus pesë milionë në variabla, e cila deri tani është refuzuar nga Leverkuseni. Megjithëse skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso, kampioni aktual i Bundesligës, synon të marrë 30 milionë euro për lojtarin e saj, në Barça shpresojnë që të pranohet transferimi i tij drejt Barcelonës për të mos forcuar një rival direkt siç është Bayern Munich.
(Kosova Sot Online)