
Edon Zhegrova do të përballet me gjigantët më të mëdhenj të futbollit

Në Monaco të Francës po tërhiqet shorti i Ligës së Kampionëve për sezonin 2024/25.
Nga ky edicion do të jetë një format i ri, me 36 skuadra pjesëmarrëse.
E Lille i Edon Zhegrovës do të ketë përballë kundërshtarë mjaft të vështirë.
Ekipi francez do të ndeshet me Real Madridin, Liverpoolin, Juventusin, Atletico Madridin, Feyenoordin, Sportingun, Sturm Graz dhe Bolognan
(Kosova Sot Online)