![Marmoush e 'trishton' Premierligën](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/22/200x200_man-city-2-780x4391713779954.jpg)
Besiktasi kualifikohet në Ligën e Evropës
![Besiktasi kualifikohet në Ligën e Evropës](/uploads/kosova-sot/images/2023/November/24/auto_rashica-600x3601700813862.png)
Besiktasi është kualifikuar në fazën e ligës në Ligën e Evropës.
Gjiganti turk e eliminoi ekipin zviceran Lugano, duke e mposhtur 5:1 në shtëpi, pasi paraprakisht ndeshja e parë kishte përfunduar baraz 3:3.
Milot Rashica dhe Ernest Muçi asistuan nga një herë në këtë përballje, me yllin kosovar që e startoi ndeshjen.
Kësisoj, Besiktasi kalon tutje në fazën e ligës në Ligën e Evropës, ku nesër në mesditë do të mësojë edhe kundërshtarët.
(Kosova Sot Online)