Alcaraz mposhtet befasisht në rrethin e dytë të US Open

  • s.a /
  • 30 August 2024 - 09:22
Alcaraz mposhtet befasisht në rrethin e dytë të US Open

 

Bartësi i tretë, Carlos Alcaraz, pësoi një humbje të rëndë në raundin e dytë të US Open, duke u mposhtur nga holandezi, Botic van de Zandschulp, transmeton "Kosova Sot Online ".

Alcaraz po synonte të bëhej tenisti i tretë në histori, pas Rod Laver dhe Rafael Nadal, që fiton French Open, Wimbledon dhe US Open në të njëjtin vit kalendarik.

Por spanjolli nuk u rikuperua kurrë nga një fillim i dobët kundër numrit 74 në botë, Van de Zandschulp, i cili triumfoi me rezultatin 6-1 7-5 6-4 për fitoren më të madhe të karrierës së tij.

Kjo humbje i jep fund serisë prej 15 fitoreve radhazi të Alcaraz në Grand Slam.

(Kosova Sot Online )