Lexoni edhe:
Real Madridi gabon sërish, Mbappe mbetet ende pa gol në La Liga
Portieri i Valencias, Giorgi Mamardashvili u bë nënshkrimi i parë zyrtar i Slotit pasi Liverpooli ra dakord për një pagesë prej 35 milionë eurosh për të nënshkruar me gjeorgjianin, i cili do të qëndrojë në La Liga të paktën deri në vitin 2025, transmeton "Kosova Sot Online".
Real Madridi gabon sërish, Mbappe mbetet ende pa gol në La LigaLexoni edhe:
Më pas, nga askund, Liverpooli intensifikoi interesin e tyre për sulmuesin e Juventusit, Federico Chiesa dhe një marrëveshje me çmim të ulët u nënshkrua 24 orë më vonë me italianin që nënshkroi një marrëveshje katërvjeçare me Reds.
Më shumë punë para mbylljes së afatit kalimtar sot (e premte) nuk është përjashtuar, por Liverpooli thuhet se ka refuzuar një marrëveshje shkëmbimi që përfshin një ekip tjetër në Ligën Premier.
Sipas mediumit The Athletic, Nottingham Forest propozoi një ofertë para plus lojtar për portierin rezervë Caoimhin Kelleher, e cila u refuzua me shpejtësi nga klubi nga Merseyside.
Kelleher bëri 26 paraqitje për klubin sezonin e kaluar dhe ka deklaruar dëshirën e tij për t’u bërë portier i parë, por raportohet se oferta e Forestit që do të kishte rezultuar në lëvizjen e Matt Turner në drejtim të kundërt ishte shumë më pak se vlerësimi i klubit për portierin e tyrë të dytë.
Liverpooli e vlerëson Kelleherin rreth 25-30 milionë funte dhe nuk po kërkon të shesë numrin 2 të tyre në fund të afatit kalimtar.
(Kosova Sot Online )