Chelsea me ofertë zyrtare për Jadon Sanchon

  • A.P /
  • 30 August 2024 - 19:10
Chelsea me ofertë zyrtare për Jadon Sanchon

Skuadra e Chelseas nuk e ka përfunduar ende merkaton dhe është në kërkim të transferit të fundit.

Blutë e Londrës tashmë kanë bërë ofertë zyrtare te Manchestet United, për Jadon Sanchon.

Sipas Fabrizio Romanos, Chelsea ka ofruar më shumë se Juventusi, ofettë e cila ishte reguzuar nga United.

Sancho është i hapur për tu bashkuar me Chelsean, derisa vendimi përfundimtar pritet të merret shumë shpejt nga skuadra e Manchesterit.

Mesfushori anglez, sezonin e kaluar ishte i huazuar te Borusia Dortmund, por edhe pas rikthimit si duket nuk e ka bindur trajnerin Erik Ten Hag, me të cilin kishte edhe probleme tjera vitin e kaluar.

(Kosova Sot Online)