Batatina e ndez derbin ndaj Prishinës

  • A.P /
  • 30 August 2024 - 19:40
Batatina e ndez derbin ndaj Prishinës

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina njihet për ngacmimet e tij para ndeshjeve, sidomos atyre të mëdha.

E njëjtë do të jetë edhe ndeshja ndaj Prishtinës, e cila luhet nesër.

Tahir Batatina ka komentuar në një postim në rrjetin social “Facebook”, aty ku përmendeshin edhe “Plisat” që kishin kërkuar përkrahje masive.

“A po vin me perkrah Llapin a Prishtinen se 90% e Prishtines jonë llapjon”, ka shkruar Batatina.

Llapi do të jetë nikoqir i Prishtinës në ndeshjen e nesërme, që do të nis nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Llapi në tri ndeshjet e para ka një fitore, një humbje e një barazim.

Në anën tjetër, Prishtina ka një fitore e një barazim, teksa ndeshja me Dritës është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Tabelës i prin Ballkani me tri fitore në tri ndeshjet e para.

(Kosova Sot Online)