Sterling – Arsenal, shumë afër të ndodhë
Arsenali e Chelsea kanë qenë shumë aktive në momentet e fundit të merkatos.
Arsenali veçse ka siguruar shërbimet e Netos si huazim nga Bournemouth, pasi Aaron Ramsdale u largua në drejtim të Southampton.
Në anën tjetër, te Chelsea ka pasur largime edhe afrime të shumta, derisa së fundmi po vazhdon kontaktet me Victor Osimhen.
Mirëpo, një gjë i lidhë Arsenalin e Chelsean, kur kanë mbetur edhe më pak se tri orë deri në mbyllje të merkatos.
Arsenali është shumë afër arritjes së marrëveshjes me Chelsean për shërbimet e Raheem Sterling si huazim.
Sterling është pajtuar me këtë lëvizje, dhe sipas ekspertit të transferimeve, David Ornstein, tranferimi pritet të kryhet shumë shpejtë.
Sterling tërë karrierën e tij e ka kaluar në Angli, duke luajtur për Liverpool, Manchester City, Chelsea dhe me shumë mundësi edhe për Arsenalin.
(Kosova Sot Online)