Superliga rikthehet me xhiron e katërt, fokusi në kryeqytet

  • s.a /
  • 31 August 2024 - 09:27
Superliga rikthehet me xhiron e katërt, fokusi në kryeqytet

Prishtina e synon fitoren e dytë radhazi në Superligë.Kjo pasi Prishtina në xhiron e kaluar realizoi fitoren e parë të këtij sezoni ndaj Ferizajt, duke e mposhtur me shifrat 3-1, transmeton "Kosova Sot Online ".

Këtë ecuri prishtinasit synojnë që ta vazhdojnë edhe këtë vikend ndaj Llapit, që nuk është duke kaluar nëpër momente të mira.

Ata do të përballen në stadiumin “Fadil Vokrri” të shtunën duke nisur nga ora 19:00.

Tjetër lojë që do të zhvillohet në po të njëjtën ditë është edhe Feronikeli 74 me Dukagjinin.

Hithat e drejtuar nga Ismet Munishi do të kërkojnë fitoren e dytë radhazi, teksa skuadra nga Drenasi pikët e para për këtë kampanjë.

Teksa, të dielën zhvillohen dy takime tjera interesante, me Malishevën që i bën konak Ballkanit.

Xhebrailat renditen në vendin e parë me shtatë pikë të grumbulluara, teksa Tornadoja në pozitën e pestë me katër sosh, me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërsa Gjilani i shkon në udhëtim Suharekës së përforcuar.

Ndërkohë, xhiroja e katërt e elitës së futbollit kosovar, do të përmbyllet me takimin e Dritës me Ferizajn.

“Intelektualët”, deri më tani nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje shkaku i impenjimeve në garat evropiane.

Ballafaqim ky që do të luhet në të hënën në Gjilan, duke filluar nga ora 16:00.

(Kosova Sot Online )