Lexoni edhe:
Superliga rikthehet me xhiron e katërt, fokusi në kryeqytet
FC Barcelona ka arritur marrëveshje me Accra Lions për transferimin e mbrojtësit të majtë, David Oduro i cili nënshkruan për tre sezone, deri më 30 qershor 2027, transmeton "Kosova Sot Online ".
Lojtari do të udhëtojë në Barcelonë ditëve në vijim, për t’iu bashkuar ekipit në stërvitje.
Superliga rikthehet me xhiron e katërt, fokusi në kryeqytetLexoni edhe:
I lindur më 12 qershor 2006 në Gana, Oduro ka stërvitur në radhët e të rinjve të Accra Lions deri sa arriti në ekipin e parë në sezonin 2022/23. Që nga debutimi i tij në Premier Ligën e Ganës ai ka luajtur gjithsej 50 ndeshje, në të cilat ka shënuar një gol. Përveç kësaj, Oduro është një reprezentues U20 me ekipin e tij kombëtar. Ai është një mbrojtës i majtë shumë i shpejtë, përveç kësaj, atij i pëlqen të bashkohet me sulmin dhe të ndihmojë skuadrën edhe në aspektin ofanziv.
(Kosova Sot Online )