Cluji njofton shkëputjen e kontratës me Armend Thaqin

  • s.a /
  • 31 August 2024 - 10:28
Cluji njofton shkëputjen e kontratës me Armend Thaqin

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Armend Thaqi, nuk është më pjesë e skuadrës rumune Cluj, transmeton "Kosova Sot Online ".

Cluji të shtunën paradite njoftoi se me marrëveshje të dyanshme është vendosur të shkëputet kontrata me Thaqin.

31-vjeçari i ishte bashkuar Clujit pas fundit të edicionit 2023/2024. Ishte vlerësuar lëvizje e madhe për karrierën e tij. Por Thaqi i luajti vetëm katër ndeshje në kampionatin rumun.

Në gjashtë ndeshjet e fundit nuk ishte fare i grumbulluar te Cluji.

(Kosova Sot Online )