Lexoni edhe:
Cluji njofton shkëputjen e kontratës me Armend Thaqin
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami karrierën e vazhdon në Skoci, transmeton "Kosova Sot Online ".
Bajrami të premten është transferuar nga skuadra italianse Sassuolo te gjiganti skocez, Rangers.
Mesfushori ofenziv është shprehur i lumtur që do të luajë për një skuadër të madhe.
Cluji njofton shkëputjen e kontratës me Armend ThaqinLexoni edhe:
“Jam i lumtur që i bashkohem një ekipi të nivelit të Rangersit. Është klub i njohur në gjithë botën, që ka fituar shumë trofe dhe ka garuar me sukses në Evropë”, ka thënë Bajrami për sajtin zyrtar të Rangersit.
Ai ka treguar se ka biseduar me trajnerin para transferimit. Bajrami vlerëson se kalimi në Rangers është hap i duhur për karrierën e tij.
“Mezi pres të takoj bashkëlojtarët dhe tifozët në të ardhmen e afërt”, ka thënë 25-vjeçari.
Trajneri i Rangersit, Philippe Clement, ka vlerësuar Bajramin.
“Jam i lumtur ta pres Nedimin në klub. Është lojtar që e kemi vëzhguar për një kohë dhe jemi të lumtur që tani e kemi në skuadër. Nedimi është në moshë të mirë, por që ka përvojë në ndeshje të mëdha. Jemi të lumtur që ka vendosur se Rangersi është klubi i duhur për të në këtë pikë të karrierës”, ka thënë Clement.
(Kosova Sot Online )