Lexoni edhe:
Batatina krenar me futbollistët e tij, përmend edhe Mirlind Dakun
Pas publikimit të listës së lojtarëve nga Kosova A, tashmë rendi i erdhi asaj të grupmoshës U21, transmeton "Kosova sot Online ".
Selektori i kësaj grupmoshe, Afrim Tovërlani ka përzgjedhur 21 futbollistët e tij për ndeshjen e shtatorit.
Kombëtarja U21 e Kosovës do të ballafaqohet me kombëtaren e Izraelit më 10 shtator në Hungari, me takimin që luhet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Europian të vitit 2025.
Për t’u përballur me një kundërshtar si Izraeli, Afrim Tovërlani ka ftuar këta lojtarë:
Portierë: Mustafë Abdullahu, Leo Besson, Egzon Lekaj
Batatina krenar me futbollistët e tij, përmend edhe Mirlind DakunLexoni edhe:
Mbrojtës: Yll Ibrahimi, Florian Hoxha, Ardi Ajdini, Diar Vokrri, Amar Gërxhaliu, Valton Behrami, Andi Hoti, Arbnor Hasani
Mesfushorë/sulmues: Lulzim Peci, Altin Kryeziu, Redon Ismaili, Etnik Brruti, Milot Avdyli, Oltion Bilalli, Elvir Gashijani, Veton Tusha, Ardit Tahiri, Fatjon Bunjaku, Arian Llugiqi.
Në këtë listë ka edhe shumë lojtarë që janë ftuar nga Superliga e Kosovës, si Ibrahimi e Bilalli nga Gjilani, Tusha nga Drita, Tahiri, Gashijani, Vokrri nga Llapi, Brruti e Bunjaku nga Malisheva dhe Egzon Lekaj po ashtu nga Liga e Parë.
Grumbullimin e kaluar në mars, Kosova U21 e nxorri një barazim goxha të vlefshëm ndaj Gjermanisë si mysafire.
E kundërshtarin e këtij muaji, Izraelin, Kosova e Afrim Tovërlanit e ka mposhtur 3-1.
Kosova momentalisht është pjesë e Grupit D në kualifikimet për Europianin, derisa zë vendin e katërt në tabelë me 9 pikë.
Vendin e parë e zë Gjermania me 16 pikë, derisa vendin e dytë e zë Polonia me 15 pikë.
Kualifikimin tutje e gjejnë dy kombëtaret e para.
(Kosova Sot Online )