Muriqi reagon pasi u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes Leganes-Mallorca

  • A.P /
  • 01 September 2024 - 11:50
Muriqi reagon pasi u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes Leganes-Mallorca

Vedat Muriqi u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes Leganes-Mallorca, ku këta të fundit fituan minimalisht 0:1.

Ishte goli i Dani Rodriguez që e vendosi fatin e këtij takimi, kurse për të asistoi sulmuesi kosovar.

E tani, Muriqi ka reaguar në profilin e tij në Twitter.

“Punë shumë e mirë e ekipit. Shkojmë për më shumë”, shkroi Muriqi.

Kujtojmë se ylli kosovar e ka edhe një gol të shënuar në La Liga këtë sezon, ndaj Real Madridit, ku edhe aty ishte shpallur lojtari i ndeshjes.

(Kosova Sot Online)