Futbollisti i Napolit grabitet pas ndeshjes kundër Parmës
Anësori i ri i Napolit, David Neres, u grabit nën kërcënimin e armës pas fitores 2-1 të kundër Parmës të shtunën, tha gruaja e tij në Instagram.
Anësori i Napolit, Neres, u grabit nën kërcënimin e armës të shtunën në mbrëmje pas fitores 2-1 kundër Parmës në Stadio Maradona.
Hajdutët po udhëtonin me motor dhe përplasën makinën jo shumë larg nga Stadio Maradona.
Sipas Calciomercato, Neres ishte duke shkuar drejt Grand Hotel Parker’s me gruan dhe vajzën e tij dhe u grabit për një orë Rolex.
Neres dhe familja e tij ishin qartë të tronditur, kështu që anësori nuk ndaloi për të nënshkruar autografe për tifozët jashtë hotelit. Për këtë arsye, gruaja e tij kërkoi falje përmes llogarisë së saj zyrtare në Instagram.
“David dëshiron t’u kërkojë falje tifozëve që po e prisnin jashtë,” shkroi Kira Winona në një histori në Instagram.
(Kosova Sot Online)