
Gati derbi mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolit

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes derbi të xhiros së tretë në Premierligë mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolit.
Liverpooli e ka nisur mirë sezonin me dy fitore në dy ndeshjet e para dhe ende nuk ka pësuar gol.
Në anën tjetër, Manchester United ka një fitore dhe një humbje në këtë start.
Kjo do të jetë hera e parë që dy ekipet përballen me njëra tjetrën, teksa kanë në krye të shtabit teknik trajnerë holandezë.
(Kosova Sot Online)