Newcastle triumfon ndaj Tottenhamit

  • A.P /
  • 01 September 2024 - 17:04
Newcastle triumfon ndaj Tottenhamit

Newcastle United sot ishte nikoqir i klubit kryeqytetas, Tottenham Hotspur.

“Magpies” shënuan fitore prej 2-1, me takimin që u luajt në “St. James’ Park”.

Fillimisht, në epërsi dolën pikërisht Newcastle me anë të Harvey Barnes, qysh në pjesën e parë.

Në të dytën, dy ekipet patën me shumë raste, me ç’rast u shënuan edhe dy gola të tjerë.

Së pari, Tottenham barazoi në 1-1 me anë të një autogoli të Dan Burn.

Newcastle nuk u dorëzua deri në fund, dhe kështu shënoi edhe golin e dytë, me anë të Alexander Isak.

Newcastle tash ka 7 pikë pas tri ndeshjeve, derisa Tottenhami ka katër pikë.

(Kosova Sot Online)