Zhegrova po e vazhdon shkëlqimin në futbollin evropian

  • A.P /
  • 03 September 2024 - 10:46
Zhegrova po e vazhdon shkëlqimin në futbollin evropian

Edon Zhegrova po e vazhdon shkëlqimin në futbollin evropian.

Ylli kosovar ishte protagonist i ekipit të tij, Lille edhe në fundjavën që shkoi, ndonëse pësoi humbje nga Paris Saint-Germaini me rezultat 1:3.

25 vjeçari ishte i pandalshëm për kundërshtarët, ndërsa e shënoi edhe një gol të bukur për ta ngushtuar përkohësisht rezultatin.

E kjo paraqitje e “Messit të Kosovës” është vlerësuar tej mase nga të gjithë, ndërsa “Livescore” e ka vlerësuar përfaqësuesin kosovar me notën 9.1, duke e futur përkrah Erling Haalandit dhe yjeve të tjera në ekipin ideal të top-ligave evropiane.


(Kosova Sot Online)