Broja është prezantuar te Evertoni
Armando Broja është prezantuar te Evertoni.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare u la jashtë planeve të trajnerit Enzo Maresca, kështu që ylli Kuqezi e pati me detyrim ta gjejë një skuadër të re.
Për lojtarin ishin interesuar shumë nga Anglia dhe Italia, mirëpo Evertoni arriti t’i sigurojë shërbimet e tij.
Broja assesi nuk po rehatohet me klube, pasi nga janari kishte qenë i huazuar tek Fulhami, por as aty nuk i gjeti minutat e duhur.
Sulmuesi shqiptar më parë ka luajtur edhe tek Southamptoni në Angli dhe Vittese në Holandë.
(Kosova Sot Online)