Messi me mesazh prekës pas pensionimit të Di Marias

  • A.P /
  • 06 September 2024 - 11:54
Messi me mesazh prekës pas pensionimit të Di Marias

Angel Di Maria është përshëndetur me bashkëlojtarët tek Argjentina, pasi vendosi të pensionohet nga kombëtarja.

Ish-futbollisti i shumë skuadrave të mëdha u nderua mbrëmë nga shokët e skuadrës, stafi dhe tifozët, në ndeshjen që Argjentina e fitoi ndaj Kilit me rezultat 3-0, në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Botëror të vitit 2026.

Një letër emocionuese për lojtarin e Benficas e pati edhe kapiteni i kombëtares, Lionel Messi.

Ylli argjentinas i uroi gjitha të mirat për Di Marian, ku theksoi se do t’i mungojë sulmuesi anësor.

“Shpresoj ta shijoni shumë këtë mbrëmje me familjen dhe të dashurit tuaj. Ne kemi thënë gjithçka që duhej të thoshim. Kemi ndarë kaq shumë momente dhe kush do ta kishte menduar se do të përfundonte në këtë mënyrë? Do na mungosh shume. Shihemi së shpejti”, tha tetë herë fituesi i Topit të Artë.

Di Maria ka luajtur gjithsej 145 ndeshje me kombëtaren dhe ka realizuar 31 gola.

Gjithashtu ai ka fituar një Kupë të Botës dhe dy Copa America me kombëtaren e tij.


(Kosova Sot Online)