Dy lojtarë të Rumanisë mbeten jashtë ndeshjes
Trajneri veteran i Rumanisë, Mircea Lucescu ka vendosur t’i lë jashtë listës përfundimtare dy lojtarë që vijnë nga elita e futbollit rumun.
Për ndeshjen ndaj Kosovës, Alexandru Chipciu (35-vjeçar) dhe Iulian Cristea (30-vjeçar) nuk do të jenë as në bankën rezervë, pas vendimit të trajnerit Lucescu.
Vendimin e ka publikuar Federata e Futbollit e Rumanisë para ndeshjes së sontme Kosovë – Rumani që luhet në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.
Chipciu dhe Cristea duhet të presin edhe pak ditë për të treguar kontributin e tyre me fanellën e Rumanisë, pasi kjo kombëtare pret në shtëpi atë të Lituanisë pas tri ditësh.
EKIPI I PLOTË I RUMANISË PËR NDESHJEN E SONTME:
PORTIERË: Florin NIȚĂ, Ștefan TĂRNOVANU, Laurentiu POPESCU
MBROJTËSIT: Andrei RATIU, Cristian MANEA, Andrei BURCĂ, Radu DRĂGUȘIN, Virgil GHIĂĂ, Nicușor BANCU
MESFUSHORËT: Deian SORESCU, Dennis MAN, Nicolae STANCIU, Răzvan MARIN, Marius MARIN, Darius OLARU, Ianis HAGI, Valentin MIHĂILĂ, Florinel COMAN, Alexandru MITRIȚ, Andrei ARTEAN
SULMUESIT: Denis DRĂGUȘ, George PUȘCAȘ, Denis ALIBEC
(Kosova Sot Online)