Shqipëria fiton me përmbysje ndaj Ukrainës
Shqipëria ka arritur të shënoj fitore të madhe në ndeshjen hapëse të këtij edicioni të ri në Ligën e Kombeve ndaj Ukrainës me rezultat 2-1.
“Kuqezinjtë”, patën një pjesë të parë fantastike mirëpo pa arritur të realizojnë dot.
Ndërkohë, ukrainasit e nisën vrullshëm pjesën e dytë duke shënuar në minutën e 49-të, përmes Konoplias.
Por nuk vonoi shumë dhe Ardian Ismajli barazoi pas pesë minutash rezultatin në 1-1.
Pas 12 minutash, Shqipëria e pa vetën në epërsi me golin e shkupjanit, Jasir Asani.
Deri në fund gola më nuk pati dhe Shqipëria arkëtoi tri pikët e para këtë edicion të ri në Ligën e Kombeve.
Të udhëhequrit e Sylvinhos, sfidën e radhës e luajnë të martën në “Air Albania” ndaj Gjeorgjisë.
(Kosova Sot Online)