Kosova e deklason Qipron duke e mposhtur me rezultat 4 me 0

  • A.P /
  • 09 September 2024 - 19:51
Kosova e deklason Qipron duke e mposhtur me rezultat 4 me 0

Kosova e ka deklasuar Qipron duke e mposhtur me rezultat 4 me 0, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Qipriotët dhe Dardanët u përballen në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kombeve.

Është Lumbardh Dellova (55’), i cili shënoi një gol të bukur për epërsinë e Kosovës prej 0-4.

Kosova po e dominon në çdo aspket Qipron. Kombëtarja jonë është afër fitores së parë në këtë sezon të garave në Ligën e Kombeve.

Super Kosova shënon edhe golin e tretë

Kombëtarja e Kosovës nuk ka të ndalur në duel me Qipron.

Kombëtarja jonë ka ngritur avantazhin në 0-3 me golin e Albion Rrahmanit (48’)

Pjesa e parë mes Qipros dhe Kosovës është mbyllur me epërsinë e ‘Dardanëve’ prej 0-2.

Qipriotët dhe Dardanët po përballen në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kombeve.

Padyshim se Vedat Muriqi ishte lojtari kryesor tek Kosova në 45-minutshin e parë duke shënuar dygolësh në minutën e 9-të dhe 21-të.

(Kosova Sot Online)