Dy futbollistë të Kosovës në ekipin ideal të Ligës së Kombeve

  • A.P /
  • 11 September 2024 - 12:42
Dy futbollistë të Kosovës në ekipin ideal të Ligës së Kombeve

Kombëtarja e Kosovës regjistroi fitore bindëse ndaj Qipros në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

Vedat Muriqi i realizoi dy gola, ndërsa nga një e shtuan Albion Rrahmani dhe Lumbardh Dellova.

E paraqitja e mirë e Dardanëve ka bërë që dy prej lojtarëve të shpërblehen.

Më saktësisht, faqja e specializuar për vlerësimin e lojtarëve “Sofascore” i ka futur dy futbollistë dardanë në ekipin ideal të xhiros së dytë në Ligën e Kombeve.

Bëhet fjalë për Donat Rrudhanin, i cili ishte lojtari i ndeshjes ndaj Qipros pasi i dhuroi dy asistime dhe e nxori një penallti, por edhe Lumbardh Dellovën, i cili shfaqi stabilitet në mbrojtje dhe e shënoi golin e katërt të ekipit të Franco Fodës.

(Kosova Sot Online)