Mbappe pranoi ofertën e Liverpoolit në vitin 2022

  • A.P /
  • 11 September 2024 - 13:26
Mbappe pranoi ofertën e Liverpoolit në vitin 2022

Kylian Mbappe tanimë lojtar i transferuar tek Real Madridi verën e këtij viti, ishte afër transferimit tek Liverpooli në vitin 2022.


Futbollisti kishte arritur një marrëveshje verbale me Liverpoolin, shkruan L’Equipe.


Francezi verën e atij viti vazhdoi me Parisin një kontratë dy vjeçare plus një vit nëse arrihet marrëveshja nga dyja palët.


Mirëpo, thuhet se u ndje i tradhtuar nga klubi dhe menjëherë dhe shqyrtoj ofertat e Liverpoolit atë kohë.


Mbappe kishte pranuar të transferoj tek Liverpooli dhe shpresonte që klubi i tij të pranoj ofertën.


“The Reds” ofroi 200 milionë euro për Parisin, mirëpo oferta nuk u pranua nga Parisi.


Mirëpo gjithçka përfundoi aty pasi Liverpooli nuk ofroi më shumë para, kurse tani Mbappe djersit fanellën e Real Madridit.

(Kosova Sot Online)