Prishtina dhe Trepça sonte për trofeun e parë të sezonit

  • A.P /
  • 11 September 2024 - 14:13
Prishtina dhe Trepça sonte për trofeun e parë të sezonit

Sigal Prishtina dhe Trepça do të luajnë sonte finalen e parë të sezonit të ri në elitën e basketbollit Kosovar.


Dy skuadrat më të trofeshme në Kosovës, luajnë për trofeun e Superkupës së Kosovës.

Ndeshja fillon nga ora 20:00 dhe luhet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.


Kryeqytetasit për të ardhur në finale mposhtën Vëllaznimin në çerekfinale dhe Pejën në gjysmëfinale.


Kurse mitrovicasit triumfuan ndaj Borës në sfidën e parë, kurse mposhtën Golden Eagle Yllin bindshëm në duelin tjetër.


Këto dy skuadra u takuan në finale të Superkupës së Kosovës edhe para dy vitesh kur Prishtina mposhti Trepçën me rezultat 73-54.


Bardhekaltrit janë skuadra më e trofeshme në eventin e Superkupës me tetë trofe kurse Trepça ka dy sosh.


Kujtojmë se “Xehetarët” janë kampion në fuqi të Superkupës pasi sezonin e kaluar mposhtën Pejën.

(Kosova Sot Online)