Ronaldo flet për të kaluarën e tij

  • A.P /
  • 11 September 2024 - 14:45
Ronaldo flet për të kaluarën e tij

Cristiano Ronaldo ishte rikthyer në Angli tek Manchester United verën e vitit 2021.

Por Aventura e portugezit tek Djajtë e Kuq nuk zgjati shumë.

Ai u largua nga Unitedi muajin janar të vitit 2023 drejt Arabisë Saudite, saktësisht tek Al Nassr.


Në një intervistë për ‘Five’, ylli portugez foli rreh aventurës së tij tek skuadra angelize, ku theksoi se ka qenë i lumtur për rikthimin e tij.


“Kur unë u ktheva te Manchester United, isha shumë i lumtur. Isha një nga golashënuesit më të mire. Bëra gjëra të mëdha me klubin. Sezoni im i parë me 37 vjet, isha i treti në ligë për kah golat. Unë shënova në çdo ndeshje të fazës së grupeve. Në ligë shënova 17 apo 18 gola. Bëra jashtëzakonisht mirë”, tha Ronaldo.


39-vjeçari këtë sezon po kalon në formë të shkëlqyer, ka realizuar gol në secilën prej ndeshjeve që ka luajtur me ekipin e tij këtë sezon.


Ronaldo gjithashtu ka mbërritur shifrën e 901 golave në karrierë me klub dhe kombëtare.

(Kosova Sot Online)