Kuka: Distria po e vazhdon rrugëtimin drejt medaljes së tretë olimpike

  • A.P /
  • 11 September 2024 - 15:30
Kuka: Distria po e vazhdon rrugëtimin drejt medaljes së tretë olimpike

Vetëm një muaj pas përfundimit të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, Distria Krasniqi po vazhdon rrugën për medalje tjera olimpike.


Puna tani më përgatitjet për Olimpiadën e radhës ka filluar.

Këtë e ka bërë të ditur vetë trajneri Driton Kuka përmes një postimi në rrjetin social Facebook.


Kuka ka shkruar se ‘Disi’ do të vazhdojë të ndjek një tjetër medalje olimpike.


“Kampione dhe Nënkampione Olimpike …Disi pas finales në Paris! Medalje e argjendtë me shkëlqim të artë. Disi po vazhdon rrugëtimin drejt LA2028. Duke ndjekur medaljen e 3 Olimpike”, ka shkruar trajneri Kuka.


Kujtojmë se Distria ka dy medalje olimpike në “LO Tokyo 2020” të artën dhe “LO Paris 2024” të argjendtën.

(Kosova Sot Online)