Gavi i bashkohet ekipit në stërvitje

  • A.P /
  • 12 September 2024 - 15:48
Gavi i bashkohet ekipit në stërvitje

298 ditë nga lëndimi i rëndë në gju, Gavi është rikthyer të ushtrojë me Barcelonën dhe rikthimi i tij në fushën e blertë është gjithnjë e më afër.

Sipas mediumit spanjoll “Mundo Deportivo”, futbollisti i ri spanjoll mori pjesë sot në stërvitje së bashku me ekipin, i cili e ka mbështetur dhe ka bërë kujdes për të mos i bërë ndërhyrje të ashpra në mënyrë që ta ndihmojë që të rikthehet sa më shpejt dhe ta fitojë vetëbesimin.

Ndjenjat janë të mira, por ekziston frika pasi kjo nuk është hera e parë që u lëndua super-talenti spanjoll.

(Kosova Sot Online)