Zidan jep emrin e lojtarit më të mirë në botë

  • A.P /
  • 13 September 2024 - 07:51
Zidan jep emrin e lojtarit më të mirë në botë

Zinedine Zidane ka folur rreth futbollistit më të mirë në botë sipas mendimit të tij.

Ai në përgjigje për “Bleacher Report”, thënë se Ronaldo Naziaro është futbollsiti më i mirë sipas tij.

“Gjithmonë kam menduar se Ronaldo ishte më i miri në botë sepse kam luajtur dhe jam stërvitur me të. Ai është ndoshta më i miri me të cilin kam luajtur ndonjëherë”, ka thënë Zidane.

Më tej ai tregoi se fenomeni bënte gjithçka me topin dhe se për Zizoun nuk kishte asnjë dobësi.

“Ronaldo bënte gjithçka që donte me topin. Sipas meje, ai nuk kishte asnjë dobësi. Nga pikëpamja teknike, asnjë lojtar nuk më ka bërë më shumë përshtypje sa Ronaldo. Nuk kishte asnjë sistem apo taktikë që mund ta ndalonte”, potencoi Zinedine Zidane.

Ai ka luajtur së bashku me Ronaldon tek Real Madridi.

(Kosova Sot Online)